TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po hetohet për shpërthimin në Gërdec tha se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit janë marrë formalisht.
Para gazetarëve, Mediu u shpreh se me këta dëshmitarë po vazhdon një gjyq, ku prokuroria nuk po sjell asnjë të re për procesin dhe për zbardhjen e të vërtetës.
“Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin
Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu.
Fatmir Mediu: Besoj është gjëja më e drejtë dhe të shikohet nëpërmjet pyetjeve që të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë.
Me letër porosi është një akt formal, unë mendoj që ky procesi ka nevojë ti shkohet procesit nëpërmjet pyetjeve. Kjo është rruga më e drejtë.
Nuk e kuptoj pse nuk bëhet në këtë formë kur pala amerikane ka ofruar për tu pyetur përmes video konferencës.
Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin
Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën.