TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Milan Laskaj.
Shkarkimi i prokurorit u vendos pasi u përball me barrë prove për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti.
Vendimi për prokurorin Milan Laskaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pine. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.
Gjatë seancës dëgjimore, Laskaj kundërshtoi gjetjet mbi bilancet negative në kriterin e pasurisë, por pavarësisht argumentimit të bërë nga prokurori, togat e zeza vulosën shkarkimin e tij këtë të mërkurë.
Milan Laskaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës, për t’u transferuar më tej në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.