TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndjek politika mashtrimi ndaj pensionistëve.
Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se Rama u mbajti pensionistëve kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor.
Sali Berisha: Edi Rama ka ndjekur një politikë cinike dhe mashtrimi ndaj pensionistëve. pasi iu mbajti kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për tua paraqitur si bonus në dhjetor, ndau për buxhetin e shtetit 2025 gjithsej 16 milionë për indeksimin e tyre.
16 mln nuk indeksojnë më shumë se 40% të inflacionit vjetor të këtyre qytetarëve.