AKTUALITET, 10 Prill 2025, 12:25

Detaje nga operacioni/ Kontrollet me urdhër të SPAK në një biznes në fushën e ndërtimit në Elbasan. Dyshime për lidhje me grupin e Suel Çelës

Detaje nga operacioni/ Kontrollet me urdhër të SPAK në një

Detaje të reja dalin nga kontrollet e agjentëve të BKH-së në zyrat qendrore të një biznese në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit.

Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve në disa bashki të Qarkut të Elbasanit që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.

Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në këtë biznes, të mbështetur edhe nga policia.

Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, e Durrës.