AKTUALITET, 22 Nëntor 2025, 21:49

Sali Berisha zgjidhet Zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë

Sali Berisha zgjidhet Zëvendëspresident i CDI, unionit më të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zëvendëspresident i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Zgjedhja e tij u formalizua gjatë Asamblesë së CDI, e cila u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit, ku u miratua edhe përbërja e re e Presidencës dhe drejtuesve të organizatës, njoftoi mbrëmjen e sotme zyra e shtypit dhe komunikimit të PD.

Në strukturat drejtuese të CDI nga Evropa janë përfshirë edhe figura të rëndësishme politike si Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë, Janez Janša, si dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

CDI bashkon 115 parti të qendrës së djathtë nga Evropa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.

NJOFTIMI

Kryetari i PD, Sali Berisha, zgjidhet zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të djathta në botë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT
PARTIA DEMOKRATIKE