TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në shenjë “proteste” ka marrë bukë me vete në sallën e Kuvendit.
“Një luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese e cila thuajse është totalisht nën uzurpimin e qeverisë. Ndërkohë që kryetarja e gjykatës atje do të marrë 8-10 milionë, ndërsa pensionistëve i shtohen 500 lekë në ditë, kjo është e tmerrshme. Në shenjë proteste do të doja të protestoja për këtë gjendje ku ndodhen prindërit tanë, polarizimi i shoqërisë është i tmerrshëm.
Është e turpshme edhe për mua, që jam deputet i parlamentit, kam atë rrogë aq të lartë dhe e kam kundërshtuar, ndërkohë shtresat në nevojë nuk mbushin dot barkun me bukë,"deklaroi Sula.