AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 22:01

Denis Dyrnjaja: Protesta e sotme, e ngjashme me protestat e Bashës! Në çdo rast, Berisha është shah mat

Denis Dyrnjaja: Protesta e sotme, e ngjashme me protestat e Bashës! Në
Sali Berisha dhe Denis Dyrnjaja

Denis Dyrnjaja mendon se protesta e sotme e organizuar nga Sali Berisha dhe opozita, ishte e ngjashme me protestat që organizonte dikur Lulzim Basha. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari deklaroi se Berisha në çdo rast, me protesta apo me paqe, është gjithmonë shah mat! 

"Mund ta hiperbolizoj protestën, por mendoj se nuk kishte asgjë jashtë formatit të protestave të Bashës. I vetmi ndryshim në formë dhe përmbajtje, ishte që nuk foli Basha, por foli Berisha. U kuptuar se ka dy guru politike Shqipëria, Berisha dhe Rama. Njërit i bëjnë lavde me vjersha dhe poezi, tjetrit i bëjnë këngë kur inaguron rrugë.

Berisha nuk erdhi për protesta pelegrinazhi si puna e kësaj, sepse si kjo bënte edhe Basha me shumicë. Për mua, një protestë që planifikohet tre javë përpara dhe nesër është pushim, është njësoj si protestat e Bashës.

Berisha do të jetë i paqshëm? Ramës paqja e Berishës i shkon në favor, por edhe agresiviteti i shkon në favor. Pra gjithmonë në favor të Ramës, sa kohë është Berisha aty.

Është shah mat politik. Praktikisht, vetëm Berisha e di se ku do të shkojë vitin tjetër, që ka testin e parë elektoral vitin tjetër. Nuk ka më alibi të thotë mi vodhi zgjedhjet, etj", deklaroi Dyrnjaja.