TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të largohet dhe të mos vjedhë më shqiptarët. Nga foltorja e protestës së sotme, Berisha u shpreh se kjo protestë është vetëm fillimi.
Ai u shpreh se Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka ndërmarrë në 5 vite largimin e 540 mijë shqiptarëve nga Shqipëria.
“Sot pasuritë shfrytëzohen nga oligarkë të pashpirte të lidhur me qeveritë dhe rrogat tuaja nuk rriten, shkollat nuk përmirësohen, përkundrazi ju varfëroheni, sepse pasuritë tuaja i kanë grabitur qeveritarët dhe klientela e tyre
Për të gjitha këtu, nga ky shesh, të bëj thirrje boll vodhe, ike, boll vodhe ike.
Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik, sepse në rrezik është një komb që lind fëmijë për emigracion
Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka ndërmarrë në 5 vite largimin e 540 mijë shqiptarëve nga Shqipëria.
Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, që ekzekutonte, që burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime ne do ti presime tij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë”, u shpreh Sali Berisha.