AKTUALITET, 2 Korrik 2025, 23:27

Debati me Farage, Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve, fushatë manipuluese mediatike për të dalë si hero i tyre

Debati me Farage, Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve, fushatë

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me debatin në distancë mes kryeministrit Rama dhe politikanit britanik, Nigel Farage. 

"Tani do ju tregoj se si Rama kaloi nga 65 deputetë në 2013 ne 83 në 2025.

Këta janë një grup të rinjsh shqiptar që janë detyruar të largohen nga Shqipëria drejt Anglisë.

Lideri i ekstremit të djathtë Farage ka sulmuar këta dhe emigrantët shqiptarë me gjuhë raciste për të përfituar politikisht.

Në një vend normal kryeministri i vendit të varfër dhe të korruptuar nga i cili largohen emigrantët do heshte sepse qeveria e tij është padyshim arsyeja kryesore pse shqiptarët ikin.

Por në Shqipëri ndodh e kundërta. Rama jo vetëm nuk hesht, por shfrytëzon sulmin denigrues të Farange për të ndërtuar një teatër në kurriz të emigrantëve.

Rama dhe Farange e banalizuan kete ceshtje, duke shkembyer batuta dhe tallje me njeri tjetrin. Hajde ne Shqiperi i thote njeri, me prit se erdha i thote tjetri.

Një teater dhe dy Lidera populiste që përfitojnë: Farange ekstremisti që mbron anglezet nga shqiptaret, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri tani shitet si mbrojtës i shqiptareve.

Te jeni te bindur, ky është vetëm fillimi i teatrit të Çiftit Rama Farange.

Shumekush do thoshte: Sa i zoti Rama, nga shkaktuar i largimit e kthen veten ne mbrojtës së Emigrantëve.

Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut qe Rama ka mbi mediat. Ne keto 12 vite ka ndodhur pikerisht kjo gjë, eshte manipuluar opinioni publik nepermjet kontrollit te informacionit.

Raste si ky kane ndodhur ne menyre te perditshme ne keto 12 vite, nga skandali i inceneratoreve tek McGonigal, nga mungesa e ilaceve tek arrestimi i Veliajt.

Kontrolli mbi mediat ka zbehur te gjitha skandalet korruptive qe do te rrezonin cdo qeveri ne nje vend demokratik.

Ne Shqiperi nuk ndodh, sepse Rama nga viti 2013, ka konsoliduar gradualisht pushtetin fal kontrollit pothuajse total te informacionit. Dhe prandaj duket se cfaredo gje qe mund te ndodhe, nuk e demton Ramen politiksiht.

Cila eshte zgjidhja? Zgjidhja eshte qe te jemi te vetedishem se kontrolli mbi mediat eshte burimi i pushtetit absolut te Rames.

Zhvendosja e vemendjes ne ceshtje dytesore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diaspores, thjesht do te forcoje edhe me teper pushtetin e Rames", thotë Shehaj.