AKTUALITET, 15 Mars 2023, 11:43

Debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për mandatin e Olta Xhaçkës. Ja çfarë kërkon mazhoranca dhe opozita

Debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për

Këtë të mërkurë është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin vendimit të Gjykatës Kushtetueses për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Në nisje të mbledhjes u zhvillua një debat për mënyrën se si do të bëhet mbledhja. Përfaqësuesit e PS kërkojnë që mbledhja të bëhet e mbyllur.

Ndërsa përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin.

Sipas Çupit nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.

Madje që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja tha se duhet të jetë e hapur.

Deputetja Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.