AKTUALITET, 15 Mars 2023, 09:40

Basha i dorëhequr, emri i tij në fletë votimi?/ Celibashi: Pala e Alibeajt e ka ditur problemin dhe nuk kanë bërë gjë

Basha i dorëhequr, emri i tij në fletë votimi?/ Celibashi: Pala e

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se është krejtësisht e vërtetë që Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet si subjekt zgjedhor e ka dhënë që para një muaji.

I pranishëm sot në mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Celibashi tha ia ka bërë të ditur problemin që qëndronte te dokumenti i autorizimit.

Redi Shehu: Pala e Alibeajt e kanë ditur që do të hasin në këtë problem dhe kanë vazhduar me të njëjtën gjë për të shkuar te problemi, që do të thotë këta nuk kanë bërë qëllimisht atë që ju u keni thënë?

Ilirjan Celibashi: Absolutisht po! E konfirmoj këtë sepse e kam marrëdhënien në përgjithësi me të gjitha partitë politike shumë të hapur dhe konstruktive, të paktën deri dje. Nëse ka qëlluar rasti ta keni verifikuar, para një muaji më 1 Shkurt unë kam thënë PD, duke e ditur e kam thënë publikisht që PD rrezikon të mos regjistrohet.

Blendi Fevziu: Në letër ti do t’i ofrosh votuesit shqiptar, kryetar është Lulzim Basha, a është një mashtrim?

Ilirjan Celibashi: Jam plotësisht dakord me narrativën tuaj, ndaj absolutisht të njëjtën pikëpamje, por ajo çfarë ka më shumë rëndësi dhe që prevalon përpara çdo lloj parimi apo principi, është zbatimi i ligjit. E ka zgjidhur ligji, ka vendosur ligji çfarë është e drejtë. E them sinqerisht, kam gjithë keqardhjen për këtë situatë.

E kuptoj shumë mirë, e kam aftësinë për të kuptuar rëndësinë e këtij momenti, por në fund të fundit duhet të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin nuk dëmton pluralizmin e as strukturat e demokracisë.