AKTUALITET, 15 Mars 2023, 11:24

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë"/ Grupi polifonik që i këndoi Enver Hoxhës, ngre në qiell Edi Ramën (VIDEO)

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e

Një tjetër këngë pë Edi Ramën dhe zyrtarët e tij. Pas një grupi të Sarandë që këndoi këngë për Ramën, Ballukun etj. në ditën e hapjes së tunelit të Kardhiqit, sot, një grup tjetër polifonik u ka kushtuar këngë kryeministrit, kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Grupi polifonik i Bënës që u bë i njohur në Festivalin e Gjirokastrës kur këndoi përpara Enver Hoxhës këngën "Rrofsh sa mosha e kësaj toke", u këndoi shtetarëve të sotëm, ndërsa Rama u prek pak dhe shikoi nga Tërmet Peçi kryetar i bashkisë së Tepelenës, kur lideri i grupit polifonik tha: Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë, siç mund të ndiqet në fillim të videos më poshtë të shpërndarë nga kryeministri.

Në këto momente po vijon ceremonia e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

Nisja e ndërtimit të disa HEC-eve në lumin e Vjosës alarmoi shumë ambientalistë ndërkombëtarë të cilët për shkak të cenimit të lumit nga digat që po ndërtoheshin bëri që të niste një fushatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë. Një zë i fuqishëm ka qenë edhe ai i aktorit të njohur ndërkombëtar, Leonardo di Caprio i cili udhëhoqi fushatën për mbrojtjen e Vjosës dhe disa herë i kërkoi qeverisë që ta shpalltë Park Kombëtar.

Në fjalën e tij Rama sulmoi europianët që i dolën në mbrojtje lumit Vjosa, teksa deklaroi se duke e shpallur park kombëtar i të bëjmë një larje sado të sipërfaqshme ndërgjegjes së tyre.

Nga Tepelena, pranë lumit Vjosa, ku ndodhej sot, Rama tha se shumë europianë pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë.

“Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Europës dhe në këtë rrugë për të ardhur deri këtu patëm shumë europianë që pasi i zbutën lumenjtë e tyre te egër për t’i shfrytëzuar siç e panë të arsyeshëm, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.

Shumë europianë që pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që dhe atyre u japim mundësi që përmes Vjosës të bëjmë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre. Ashtu sikundër është shumë kënaqësi që mes tyre ne kemi pasur fatin të njohim dhe të takojmë njerëz të cilët janë vërtetë bekimi i këtij planeti, siç është Rayan këtu që shet rroba në gjithë botën dhe bën miliarda, por në të njëjtën kohë ka një shqetësim xhenuin për të kontribuuar në këtë planet, i cili është n një udhëkryq të rrezikshëm”, deklaroi Rama.