TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë me banim në Spanjë, të cilët u kapën duke transportuar 16.7 kg kokainë.
Kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin me të cilin po udhëtonin shqiptarët në jug të Haute-Garonne.
Gjatë kontrollit rutinë, efektivët gjetën 16.7 kg kokainë, vlera e së cilës arrin minimalisht 1 milionë euro.
Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë.