AKTUALITET, 7 Dhjetor 2024, 17:14

Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet 65-vjeçari që kërconte me jetë bashkëshorten

Parandalohet krimi në Tiranë, arrestohet 65-vjeçari që

Një 65-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë në rrugën “Tomi Kristo” në kryeqytet, ndërsa kishte dhunuar dhe kërcënonte se do ta vriste bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se shtetasi me inicalet Sh. V., ditën e sotme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë. Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.