TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë investime për prodhimet bujqësore që rriten biologjikisht dhe pa pesticide. Zv.kryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga ministrja e bujqësisë kanë inspektuar Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor në Lushnjë nga ku premtuan më shumë vëmendje për bujqësinë sidomos për qarkun e Fierit i cili ka edhe peshën më të madhe të prodhimit në vend.
Ministrja e bujqësisë Anila Denaj tha se zbatimi i metodave të reja bujqësore ndikon direkt në cilësinë e prodhimit dhe rendimentin.
Qendra Kombëtare e Transferimit Teknologjik Bujqësor krijon mundësinë e implementimit të inovacionit e metodave të reja të zhvillimit ekonomik, bujqësor.