AKTUALITET, 14 Mars 2022, 22:59

"Të gjitha produktet e shportës janë shtrenjtuar!"/ Ola Xama: Rritja e çmimeve ka prekur për herë të parë shtresën e mesme!

"Të gjitha produktet e shportës janë shtrenjtuar!"/ Ola
Ola Xama në TPZ

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për rritjen e çmimeve në Shqipëri. 

Xama tha se të gjithë çmimet e produkteve të shportës janë rritur dhe se kjo ka prekur për herë të parë edhe shtresën e mesme. 

Ola Xama: Kemi inflacion të importuar, që nuk është rezultat i ekonomimsë shqiptare, por atyre që konsumojmë nga jashtë. Çmimi i ushqimeve të shportës. Përshembull, buka ka qenë 60-100 lek, ka shkuar 80-120 lek. Të gjithë produketet e shportës, janë rritur minimalisht me 20 lek.
Si ka ndryshuar niveli i shpenzimeve për një familje normale, mesatare. Mundt ë kursente 27 mijë lek, tani kurse vetëm 200 lek në muaj. Është prekur për herë të parë shtresa e mesme. Nëse më parë prekeshin të varfërit, tashmë është prekur edhe shtresa e mesme. 

"Të gjitha produktet e shportës janë shtrenjtuar!"/ Ola

Ylli Rakipi: Çmimet janë rritur edhe në vende të tjera. Si kanë vepruar qeveritë në vende të tjera? 

Ola Xama: Nëse marrim pjesën e pandemisë, shumica e qeverive patën paketa masash shumë më të mëdha sesa qeveria shqiptare.
Ndërsa tani, në Maqedoni, është ulur me ¼ akciza. Ka ulur tvsh për karburantet. Ka bërë zero tvsh për ushqimet bazë.
Kosova ka rritur pagën minimale në 264 euro. Ka angazhuar hetim për çmimet e ushqimeve dhe hidrokarbureve. Ka kufizuar marzhet e fitimeve për kompanitë hidrokarbure. Ka detyruar të rrisin stoqet.

"Të gjitha produktet e shportës janë shtrenjtuar!"/ Ola

"Të gjitha produktet e shportës janë shtrenjtuar!"/ Ola