AKTUALITET, 13 Korrik 2022, 13:19

Padia ndaj ministres së Arsimit për daljen e tezës së maturës, Vokshi: Evis Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimin tim, por…

Padia ndaj ministres së Arsimit për daljen e tezës së

Këtë të martë, u mbajt seanca e radhës gjyqësore e padisë që deputetja e Partisë Demorkatike Albana Vokshi, ka ngritur ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, në lidhje me daljen e tezave të maturantëve përpara nisjes së provimeve.

Përmes një deklarate për media, Vokshi theksoi se seanca e sotme ishte një seancë pajtimi, ku ministrja e Arsimit tentoi që ajo të tërhiqej nga deklaratat dhe denoncimet e saj.

Por deputetja e PD-së theksoi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi ministrja është përgjegjëse për situatën ku ka degraduar arsimi në vend.

“Meqënëse ishte seancë pajtuese, sigurisht ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja deklaratat dhe denoncimet e mia. Kjo sigurisht nuk ndodh. Si mundem unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo e ka degraduar arsimin, kur e ka shndërruar atë në celulë të Partisë Socialiste. Si mund unë të pajtohem me Evis Kushin apo të bëhem palë me qeverinë që po keqtrajton mësuesit dhe nuk u jep nxënësve dhe studentëve arsimin që ata meritojnë”, tha Vokshi.