AKTUALITET, 22 Shtator 2024, 20:43

Berisha paralajmëron besimtarët bektashinj pas propozimit të Ramës: Nuk e ka për ju, por për sulltanatin e Surrelit, prandaj kujdes!

Berisha paralajmëron besimtarët bektashinj pas propozimit të

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje besimtarëve bektashinj të tregojnë kujdes me iniciativën e re të kryeministrit Rama, për krijimin e një Shteti Bektashi.

Kjo pasi siç tha Berisha, është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët, pasi kërkon të largojë vëmendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet dhe qëndrimet antishqiptare.

"Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.

E ka për sulltanatin e Surrelit.

E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare"- tha Berisha.