AKTUALITET, 22 Shtator 2024, 19:26

"Shteti i bektashinjve, Republika Popullore e Kuçovës...", ironia e Lutfi Dervishit me "reformën" e re administrative

"Shteti i bektashinjve, Republika Popullore e Kuçovës...",

Gazetari Lutfi Dervishi përmes ironisë ka zbuluar ‘reformën’ e re administrative, teksa i referohet idesë së krijimit të një shteti brenda shteti të Bektashinjve, i prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dervishi ka renditur edhe 15 ndarjet e reja administrative të reformës së re.

Në përbërje të kësaj reforme të prezantuar nga gazetari Dervishi, me ironinë e tij therëse nuk kishte si të mos mungonte Sulltanati i Surrelit, duke iu referuar shtëpisë së kreut të qeverisë.

1. Shteti Sovran i Bektashinjve

7. Emiratet e Bashkuara të Laberisë

11. Krahina autonome e Librazhdit

12. Shtetet e Bashkuara të Tropojës

14. LartMbreteria e Matit, qendra Burgajet

15. Vlora, në adminstrim ndërkombëtar

16. Shëngjini, statusi i San Marinos

18. Republika Popullore e Kuçovës