TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë së Shtetit pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi pasi Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD, duke akuzuar bashkinë për pengim të fushatës.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, raportohet se forcat e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan kandidatin demokrat në komisariat, ku pas disa minutash ai është lënë i lirë.
Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me prapavijë politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.
“Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh”, thuhet në reagimin e PD.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar lidhur me shoqërimin në komisariat të kandidatit demokrat për deputet në Fier, Fatjon Semanjaku.
Blutë e Fierit bëjnë me dije se sot rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar policinë se një subjekt politik kishte vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe se po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
“Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, njofton policia.
"Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:
Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë."- njoftoi policia.