AKTUALITET, 4 Janar 2024, 18:32

Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja: Kjo nuk quhet më “rruga e Salës”, por…

Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja: Kjo nuk quhet më

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Berisha u shpreh se mbështetësit e tij ia ndryshuan emrin rrugës ku ai banon, “Mustafa Matohiti”, por e njohur gjerësisht si “rruga e Salës”, për shkak të vendndodhjes së shtëpisë së ish-kreut të qeverisë.

Sipas tij tanimë kjo rrugë quhet “rruga e shpresës” dhe jo më “rruga e Salës”. “Ju ia ndryshuat emrin kësaj rruge, të rinjtë e quanin “rruga e Salës” për të shijuar shërbimin e bizneseve këtu pranë, por kjo nuk quhet më “Rruga e Salës”, por rruga e shpresës”, u shpreh Berisha.