AKTUALITET, 4 Janar 2024, 18:04

“Kreu i opozitës, i burgosur politik”, Këlliçi: S’po protestojmë, solidarizim me Berishën

“Kreu i opozitës, i burgosur politik”, Këlliçi:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është mes demokratëve që në shenjë solidarizimi kundër masës për Berishën, iu është bashkuar atyre poshtë banesës së ish-kryeministrit. 

Këlliçi u shpreh se këto mbledhje nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që sipas tij është i burgosur politik sot.

“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, u shpreh ai mes të tjerash.