TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë para protestës së 11 korrikut i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë.
Ai porosit drejtuesit dhe të zgjedhurit e të gjitha niveleve që protesta e së enjtes, duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.
Berisha shton se më 11 korrik, demokratet, demokratët dhe mbështetësit e PD duhet të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës që janë shumica politike e vendit.
Mesazhi i Sali Berishës:
Përshëndetje!
Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe anëtareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!