TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zgjedhjeve pa garë të 23 majit, Sali Berisha, pyetjes se përse munguan urimet nga familja politike e EPP, ku PD është anëtare prej vitesh, Berisha u justifikua duke thënë se nuk i erdhën urime, pasi sipas tij, edhe vetë nuk është nga ata politikanë që dërgojnë shumë urime dhe se kjo është “reciproke”.
“Sa i përket urimeve, kam marrë urime nga miq të mi, pres urime, por të jem i sinqertë nuk mund të them që unë jam nga ata që çoj shumë urime, është reciproke”, tha Berisha.
Edhe pse u rizgjodh kryetar i PD në një proces pa garë, Berisha e cilësoi të shtunën si “një nga ditët më të ndritshme të demokracisë” në Shqipëri.
ReportTv: Dhe meqë jemi te marrëdhëniet me fqinjët, ndiheni i keqardhur zoti Berisha që pasi u rikonfirmuat në krye të Partisë Demokratike të shtunën nuk patët asnjë mesazh publik nga krerët e partive simotra për t'ju uruar për mandatin e radhës në krye të Partisë Demokratike?
Sali Berisha: Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri që ka mbetur vetëm në opozitë.
Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata të cilët iu përgjigjën pas një propagande agresive të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për filtrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për t'u përballur në këtë garë me të përdalë politikë të cilët pasi kanë ikur nga PD-ja kanë krijuar parti të tjera dhe kërkojnë të sjellin Edi Ramën.
Pra, ajo ka qenë ditë e historisë.
Tani përsa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jemi të sinqertë, nuk mund të them se unë jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti.