TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK për të dhënë dëshminë e tij si person në dijeni në lidhje me koncesionin e “sterilizimit”.
Beqaj është paraqitur aty rreth orës 09:00, por makina e tij është parkuar në mënyrë të gabuar.
Kjo ka bërë që policia të mos e falë, por ta ndëshkojë atë me gjobë.
Ish-ministri sapo të dalë nga ambientet e SPAK do të përballet edhe me këtë shkelje rrugore, megjithëse nuk mund të krahasohet me shkeljet për të cilat akuzohet nga Prokuroria e Posaçme.