TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në konferencë për media, ku po denoncon atë që e cilëson “një skandal tjetër të ri” në lidhje me inceneratorët.
Kryemadhi, e cila deri më tani ka bërë tre denoncime në SPAK, shprehet se ka marrë kërcënime, por thekson se është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.
“Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente.
Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive.
Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.
Fokusi është vendosur tek zbatimi i kontratës.
Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.
Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit.
Nëse Partia e Lirisë do të kishte qenë pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, ky produkt që vjen sot, do të vinte në një kohë më të shpejtë dhe vetë rezultati që prodhoi ai komision hetimor, do të ishte tërësisht ndryshe.
Megjithatë, edhe kapja e parlamentit, ashtu si kapja e gjithë shtetit nga qeveria, nuk do të më ndalonte mua si Monikë personalisht nuk do të më ndalonte në zbardhjen e kësaj afere korruptive, të plotë, duke marrë parasysh edhe çdo pasojë që mund të vinte për mua, familjen time reale dhe atë politike, nga qeveria dhe mafia e lidhur me të”, tha Kryemadhi.