TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në "Rrugën e Kombit" në Mirditë.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Eugen Bardhoku, rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi Vllaznim Gashi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.