TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike lidhur me ndërrimin e destinacionit të truallit.
Malltezi shprehet në videon e postuar, ku deklarata shoqërohet edhe me dokumenta se ishte Edi Rama ai që ka firmosur ndërrimin e destinacionit të truallit dhe jo Sali Berisha, sic thotë SPAK. Ai akuzoi sërish Prokurorinë e Posaçme për nënshtrim politik, ku shprehet se "SPAK nuk guxon as ta pyesë Edi Ramën, jo më ta marrë përgjegjësi."
DEKLARATA E PLOTË:
Në aktakuzën e tyre për ndërrimin e destinacionit prokurorët politikë shprehen se zoti Bektashi përgjatë viteve 2007-2008 ka pasur kontrata me pronarët e tokave ku ndër të tjera për ndërrimin e destinacionit në mënyrë që të bënte ndërtime. Dhe sipas këtyre prokurorëve politikë kjo gjë është realizuar gjashtë vite më pas në shkurt të 2013 nga Këshilli Kombëtar i Territorit nga Sali Berisha.
Mirëpo SPAK çuditërisht nuk shënon, harron të shënojë që këtë gjë ndërrimin e destinacionit e kreu Edi Rama jo gjashtë vite më vonë, po shumë pak muaj më vonë përmes vendimit KKRT, nr 238, datë 27 dhjetor 2008. Përmes këtij vendimi caktoi zonimin funksional të Tiranës dhe është me firmë të Edi Ramës, jo të Sali Berishës dhe me firmën e dhjetë drejtorëve të Edi Ramës.
Sipas Urbanplan të githa zonat U janë "Zhvillime të reja me parametra të lartë urban". Pse pra SPAK përmend ndryshimin, miratimin e planit rregullues në 2013 dhe nuk përmend vendimin nga Edi Rama, firmën e Edi Ramës dhe të gjithë drejtorëve të tij. SPAK nuk guxon as ta pyesë Edi Ramën, jo më ta marrë përgjegjësi.