AKTUALITET, 24 Mars 2025, 22:34

Bashkëqeverisje pas zgjedhjeve? Roland Bejko: Ramës i intereson më mirë një si Lul Basha që ka marrë prova luajaliteti

Bashkëqeverisje pas zgjedhjeve? Roland Bejko: Ramës i intereson

Ish-deputeti i PD-së, Roland Bejko dhe deri vonë përkrahësi i Lulzim Bashës, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, hodhi idenë se Rama dhe Basha mund të jenë bashkë pas zgjedhjeve, ku parashikohet se PS merr më pak se 70 mandate dhe Ramës i intereson më mirë Lulzim Basha që ka treguar se është luajal.

“Mendoj se edhe Basha e ka kuptuar se votuesi duhet të të ndjejë sesa të të kuptojë. Vitin e kaluar u miratua programi i partisë që kishte Basha se kishte ende vulën dhe nuk i kushtoi njeri vëmendje. Tani erdhi rasti, nuk e di a e kanë të negociuar me Ramën, por nëse e ka, duhet të marrim analizë pse ka dashur Rama ta bëjë. Mund të vërtetojë gjë tjetër koha. Përshembull, sondazhet nuk e nxjerrin Ramën mbi 50%. Mund të ndodhë të japë mandate më pak se 70. Mund të duhen koalicione. Me këta të tjerët e ka mbledhur mendjen, sepse janë shprehur, partitë e vogla. Të bëjë një qeverisje me Berishën, kompromenton veten. Por Ramës i intereson më mirë një si Lul Basha që ka marrë prova luajaliteti.

Njerëzit e kanë një ide për figurat e vjetra ku bën pjesë edhe Basha, kurioz jam për të rinjtë. Por, ajo që e ndihmon Bashën, ai doli dhe hyri, mund të përfitojë te brezi i ri, që e quan gallatë këtë.

Basha në çdo rast humbje nuk ka, sepse nuk ka ku shkon më poshtë”.