AKTUALITET, 24 Mars 2025, 21:27

Zgjedhjet/ Abilekaj: Kush ka akuzë të mos kandidojë në 11 maj

Zgjedhjet/ Abilekaj: Kush ka akuzë të mos kandidojë në 11

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarët Enton Abilekaj, Andi Tela dhe Sokol Bregu komentuan emrat që janë nën akuzë nga SPAK dhe kush duhet të tërhiqet nga gara, për t’i hapur rrugë drejtësisë.  

Pjesë nga biseda

Enton Abilekaj: Të dënuarit për krime domethënëse nuk mund të kandidojnë pavarësisht se nuk i prek ligji. Ata që kanë një akuzë në SPAK, nuk duhet të kandidojnë. Por kur merr akuzë zyrtare, jo kur hetohesh, por kur ke akt-akuzë, kandidimi është i pamundur. Është zoti Berisha, zoti Plarent Ndreca. Nuk ka pse të jetë deputet kur ka akuzë, i hap rrugën drejtësisë. Zoti Berisha ka një përgjegjësi më të lartë, por një deputet normal nuk ka pse të jetë deputet kur ka një akuzë. Nuk e ushtron pushtetin për t’i mbyllur rrugën drejtësisë.

Andi Tela: Është çështje standardi. Ligji nuk i pengon askënd. Por, në momentin që ne dëgjojmë akuza ndaj zyrtarëve të qeverisë, drejtuesve, lajme që janë përfshirë në hetim për akuza nga Prokuroria e Posaçme, këtu ka fije morali nga qeveria. Pse duhet të kandidohen këta persona të përfolur?

Pastaj kandidatët e tjerë, kjo mund të zgjasë me vite. Është çështje që e çon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pastaj pret për përgjigje, nëse është kandidat i pastër.

Sokol Bregu: Në partitë e mëdha janë 8-9 kandidatë që kërkojnë imunitet për t’u mbrojtur nga dyshimet. Janë shumica në lista të hapura, përvec Berishës. Lufta mes atyre në PS, do të kërkojnë imunitet patjetër në këtë mandat për t’u mbrojtur nga imuniteti që të jep Parlamenti. U përpoqëm t’i hiqnim imunitetin deputetit dhe nuk e arritëm.