TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për "teatrin" që po zhvillohet këto ditë me video-selfie të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që i përgjigjen njëri tjetrit.
Zogaj tha se kjo është pjesë e fushatës, por shtoi se Edi Rama është "mjeshtër i kësaj loje", kështu që Basha duhet "të bëjë kujdes".
"Ky nuk është teatër, është mes komedisë dhe skeçeve. Është politikë nga ana tjetër. Politika është edhe shfaqje, madje në fushatë është shfaqje. Brenda shfaqjes treten edhe programet, do të ishte e tmerrshme të flitej vetëm për programe.
Rama, të mos ja hamë hakun, është mjeshtër i kësaj, shpik ca gjëra, njëherë timonin, në një fushatë kishte timonin në 2017, donte të justifikonte ndarjen me Metën dhe thoshte nuk më ka lënë ky. E gjeti atë. Kështu vazhdimisht ka nga këto.
Kësaj rradhe ka qenë në kërkim dhe nuk i ka dalë pjesë që të ndërtojë diçka të vazhdueshme me Saliun, pavarësisht se ka krijuar metaforën e bufit, ka edhe humor brenda.
Basha ishte shume periferik, kishte përfunduar në periferi në dukje dhe në media. Nuk kishte vend për të sepse e shohin si parti të vogël. E kapi këtë që i hodhi Rama dhe ka ngecur Rama tani, sepse Basha nuk do të dalë. Kjo është si tele-komedi, ku ka ka brenda edhe mesazhe politike, paketojnë brenda humorit mesazhet e tyre. Basha relativizon edhe lapsusin e famshëm 7x7 dhe e ka normuar matematikën alternativë, 7x7=313.
Më duket se ka një gjë, Rama e ka të stofit të vet këtë, duhet kujdes sepse nuk e di se si do të përfundojë. Rama këtë lojë e luan më mirë se kushdo", tha ndër të tjera Zogaj.