AKTUALITET, 24 Mars 2025, 16:56

Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës

Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku ka bërë inspektimin e punimeve. 

Rama u njoh nga drejtuesit e këtij projekti se deri në çfarë fazë kanë arritur punimet dhje kur pritet që të përfundojnë.

Godina e cila ishte e rrënuar që do të rilindë me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë. Ajo është 4 kate dhe do të jetë në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut të Gjirokastrës.

Rikonstruksioni i godinës së këtij spitali do të mundësojë transformimin e ambienteve për mjekët dhe infermierët si dhe do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët e Gjirokastrës.