TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe tek vetëpastrimi i policisë. Për plotësimin e formularëve, ai tha se janë mbledhur të gjitha, por askush nuk ka pranuar se ka patur Sky ECC apo EncroChat qoftë edhe për çështje pune.
Megjithatë për sa i përket këtyre formularëve ka nisur edhe një analizë për secilin prej efektivëve. Rrumbullaku u shpreh se, ashtu si kreu i SPAK Altin Dumani, ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të Sky ECC apo EncroChat.
Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari. Në SPAK janë disa dosje ku dyshohet se ka të përfshirë policë ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.