TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të enjte Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e “arrestit me burg” për inceneratorin e Fierit.
Koka kërkon masë më të bute sigurie për arsye shëndetësore, pasi sipas një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta.
Ndaj Kokës është lënë në fuqi dhe një masë tjetër sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.
Ndërkohe Apeli i Posaçëm po shqyrton sot kërkesën e SPAK për një masë të dytë sigurie “arrest me burg” për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit.
Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.