AKTUALITET, 14 Maj 2024, 15:49

Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli i Posaçëm vendos për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli i Posaçëm vendos për Safet

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual në ambientet e bashkisë së qytetit kanë ankimuar vendimin e GJKKO, që i shpall ata fajtor për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në shortin e hedhur sot, trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtari Florjan Kalaja, Miliana Muça dhe Igerta Hysi.

Seanca gjyqësore e cila do të jetë publike është caktuar të mbahet më datë 13.06.2024 në orën 09:00.