AKTUALITET, 14 Maj 2024, 15:37

Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan: Kush janë politikanët më të pëlqyer nga shqiptarët

Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan: Kush janë

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi sot rezultatet e një sondazhi të zhvilluar gjatë shkurtit dhe marsit të këtij viti në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku mes të tjerash për Shqipërinë pyeti edhe për politikanët kryesorë.

Për pëlqyeshmëri, vendin e parë e mban kreu i PS-së, Edi Rama, i ndjekur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe i treti është kreu i partisë së re “Mundësia”, Agron Shehaj.

Më të papëlqyerit janë Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan: Kush janë

Shpjegimi:
Jeshile e errët – E mbështes shumë

Jeshile e zbehtë – E mbështes

Lejla e zbehtë – Nuk e mbështes 

Lejla e fortë – Kundër 

Gri – Nuk e njoh 

Gri e zbehtë – Refuzoj