TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati thotë se Sali Berishës i kanë marrë gjithçka, përfshirë edhe kriminelët, të cilët kanë kaluar të gjithë në krah të qeverisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se protestat paqësore që bën tani PD, e reflektojnë këtë fakt.
"Doktorit ia kanë rrëmbyer të gjitha, edhe mitingjet. Mbani mend kur thoshte me ata të Mamurrasit, i përmbys të gjithë.... Një pjesë të madhe edhe të mitingut i'a kanë "kafshuar".
Edi Rama, përveç drejtësisë, oligarkëve, ka mbledhur edhe gjithë krimin e Shqipërisë. Krimi ka qenë i kuq dhe blu, sic ishin të gjitha të ndara. Tani edhe kriminelët i ka marrë një palë e vetme. Ka detyruar Berishën të bëjë mitingje paqësore", tha Bushati.