AKTUALITET, 11 Korrik 2024, 20:06

PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë: S’është e drejtë që...

PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë:

PD e Himarës është shprehur kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit. Në një postim të bërë në Facebook, kryetarja e degës së PD në Himarë thotë se kjo është e padrejtë, pasi shpërfillet lufta dhe angazhimi i degës, pa u konsideruar.

Postimi i Afrovita Dhimojani:

Të dashur Himariot dhe Himariote! Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi! Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.