TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka folur për protestën e opozitës mbrëmjen e sotme, të cilën e sheh si një miting pa ndonjë narrativë, por vetëm me një listë kërkesash.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se qasja që ka opozita se Rama do të bjerë për shkak të kohës së gjatë që qeveris, është e gabuar dhe se duhet alternativë për të sjellë ndryshimin e pushtetit.
"Jam kundër mitingjeve dhe protestave të partive politike. Protestat e partive politike kanë qenë dukuri e viteve 90’. Këto mbetën dhe patën një historik. Sot janë të dobëta sepse ka ikur koha e protestave.
Kjo protestë ka një speficikë, nuk ka mesazhe, ka një listë me ankesa. Protesta ka nevojë për një mesazh qëndror. Opozitës i mungon një narrativë. Ata kanë një listë me ankesa.
E shoh si një opozitë të ngecur në të shkuarën, që nuk gjen ide të reja dhe mesazh të ri. Opozita mendon se meqenëse qeverisja e Ramës është e keqe do të bjerë. Por, ne dimë diktatura që jetojnë me dekada. Këto largohen dhe ndryshojnë, kur ka edhe alternativë shpresëdhënëse.
Dakord qeverisja Rama, por çfarë ofron opozita për ta ndryshuar këtë?", tha ndër të tjera Sejamini.