TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet mbrojtja e personave të arrestuar për “nceneratorin e Elbasanit, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka.
Bllako gjatë fjalës së tij pas kafazit prej xhami tha se ishte i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Ndër të tjera Bllako shprehet se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.
“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, tha Bllako.