TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar dhe gjashtë punonjës të Burgut të Fierit janë proceduar penalisht pas kontrolleve të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në ambientet e burgut të Fierit.
Gjatë kontrolleve u gjetën një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike në një prej dhomave të institucionit, disa telefona celularë në ambiente të përbashkëta, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e fshehur në veshjet e një të paraburgosuri.
Në pranga u vu shtetasi I.B., i dyshuar për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Ai ndodhej në paraburgim për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Po ashtu u arrestua edhe shtetasi A.M., i dyshuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Sipas autoriteteve, ai është i dënuar me 12 vite burg për “Vrasje me dashje”.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj gjashtë punonjësve të IEVP Fier, mes tyre shefi i policisë, shefi i regjimit të brendshëm, një specialist policie dhe tre kontrollorë.
“Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar neni 248 i Kodit Penal, për punonjësit e IEVP Fier:
1- A. H Shefi i policisë në IEVP Fier,
2- N.H Shefi i regjimit te brendshëm ,
3-A M specialist policie,
4-A.M kontrollor
5-O.K kontrollor
6-R.S. kontrollor”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Njoftimi i plotë
“Në vijim të informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të përbashkëta midis Agjencisë së Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për goditjen e paligjshmërisë në Sistemin Penitenciar, sot më datë 23.05.2026 u kryen kontrolle në IEVP Fier.
Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta.
Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale.
Në përfundim të veprimeve proceduriale në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, OPGJ të AMSEVP kreu:
● Arrestimin në flagrancë të shtetasit I.B pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementët e figurës së veprës penal “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i paraburgosur në këtë IEVP për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “ parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal.
● Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M. pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajta e sendeve të ndaluara në IEVP,” parashikuar nga neni 283 dhe 324/a i K. Penal. Aktualisht ky shtetas është i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të ” Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

