TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Mediu është paraqitur sërish paraditen e sotme në SPAK, në lidhje me tragjedinë e “Gërdecit”.
Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Mediu është ndalur të flasë për mediat ku ndër të tjera i ka bërë thirrje dëshmitarëve të vijnë dhe të mbajnë qëndrim sa i përket punës që kanë kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes.
Ai shtoi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga Prokuroria, por kjo e fundit nuk e ka thirrur.
Në seancën e sotme gjyqësore në listën e dëshmitarëve ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha i cili ndodhet në Amerikë dhe nuk ishte i pranishëm në seancë.
Mediu: Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.
Sa i përket vazhdimit të procesit, i bëj thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vij dhe të mbajë qëndrimin sa i përket punës që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Unë kam pritur mbi 16 që të pyetem nga prokuroria.
Do të kërkoni ballafaqim me Luan Hoxhën?
Mediu: Ballafaqimi është kërkuar nga Prokuroria. Unë ballafaqimin e kam kërkuar me çdo ushtarak, sepse besoj se ballafaqimi dhe e vërteta është gjëja më e mirë.