AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 22:09

Aksioni i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, reagon avokati i tij: Nuk ka lidhje me grupet kriminale! Është i gatshëm të përballet me hetimet! I kanë shkuar disa herë në shtëpi dhe…

Aksioni i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, reagon avokati i tij: Nuk

Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka reaguar në lidhje me aksionin e RENEA-s, ku u zhvilluan edhe kontrolle në banesën e Bajrit, por ai nuk u gjet.

Gazetarja Klodiana Lala lexoi mesazhin e avokatit, që sipas tij nuk ka asnjë provë që e lidh atë me grupet kriminale.

Po ashtu, avokati ka deklaruar se në banesën e tij kanë shkuar disa herë dhe ai ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me hetimin.

“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i  gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala mesazhin e avokatit në emisionin “Open” në News24.

Më tej Lala tha: “Nuk ka një urdhër arresti ndaj tij, prokuroria kërkon një provë që avokati nëse ka dëshirë mund ta thotë. Ne jemi të paqartë. Kërkohet një provë që sipas prokurorëve mund të cojë në zbardhjen e masakrës së Dobracit”.