AKTUALITET, 27 Dhjetor 2024, 12:04

Aksidenti i rëndë/ Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 40-vjeçari në Dibër

Aksidenti i rëndë/ Përplasi për vdekje këmbësorin,

Policia e Dibrës ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit G.Gj., 40- vjeç, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Urakë të Matit.

Në këtë aksident, një këmbësor humbi jetën.

Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast.