TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar gjatë kryerjes së detyrës në një firmë riciklimi mbetjesh.
Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin N. H., 38 vjeç, administrator i firmës, për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë procesit të punës është dëmtuar rëndë punonjësi D. R., 21 vjeç, i cili ka pësuar gjymtim. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.
Policia vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore lidhur me aksidentin.