TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e lumit të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë kundër devijimit të lumit Shushicë, për projektin e ujësjellësit të Himarës.
Banorët janë mbledhur pranë Urës së Peshkëpisë ku thonë se me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra prej tyre do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.
Kujtojmë se në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës, investim ky me vlerë 9.5 milionë euro i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkisë së Himarës. Projekti është miratuar pa konsultim publik, gjë që ka nxitur dhe zemërimin e banorëve.