AKTUALITET, 11 Nëntor 2025, 15:53

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina përplaset me furgonin e policisë

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e vjetër Laç–Milot, ku një automjet është përplasur me një furgon të policisë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa persona ndodheshin në automjetet e përfshira.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shpejtësia e tepërt dhe lagështia në rrugë kanë qenë shkaqet kryesore të aksidentit.