AKTUALITET, 1 Dhjetor 2021, 10:32

Mesazhi i Çelës me foton e Enver Hoxhës! Gjekmarkaj: Duhet qëndrim! Koçi: PS, e distancuar

Mesazhi i Çelës me foton e Enver Hoxhës! Gjekmarkaj: Duhet

Në komisionin për Edukim dhe Mjetet për Informim Publik, është diskutuar mesazhi i dërguar nga deputeti i Partisë Socialiste i qarkut Fier, Bujar Çela, që kishte të bënte me festat e 28-29 nëntorit.

Çela uroi me foto të diktatorit Enver Hoxha, gjë që solli debate të shumta në grup.

Sot, kreu i Komisionit, Agron Gjekmarkaj kërkoi që të mbahet një qëndrim ndaj këtij veprimi që sipas tij është provokim.

Petro Koçi u shpreh se Partia Socialiste është e distancuar nga periudha e diktaturës.

Gjekmarkaj: Këto ditë ka pasur disa ngjarje, provokative duhet të them unë. Duhet të mbajmë një qëndrim, deputeti ka provokuar pas 30 vitesh, duke kujtuar Enver Hoxhës në ditën e çlirimit. Shpresoj që deputetët socialistë të kenë një qëndrim publik për këtë.

Petro Koçi: Lidhur me mesazhin në Whatssap, mendoj se PS është e distancuar nga periudha e diktaturës, periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj ka qenë Hoxha.