TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Altin Qato foli sa i takon rasteve të aksidenteve, ndërsa paralajmëroi shoferët.
Qato tha se përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve automobilistike.
Ai tha se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje.
“Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkaku kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate”, tha Qato.