AKTUALITET, 12 Dhjetor 2025, 19:03

Furgoni përplaset me motorin në unazën e Lushnjës

Furgoni përplaset me motorin në unazën e Lushnjës

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po merr ndihmën nga bluzat e bardha.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje nga hetimet e para dyshon se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga ana e drejtuesit të automjetit. Në fugon ndodheshin 6 persona.